Duke komentuar paralajmërimet e Izraelit për hakmarrje ndaj Iranit pasi ky i fundit ka realizuar një sulm raketor ndaj Izraelit, ekspertët ndërkombëtar kanë thënë se nëse sulmohen rezervat e naftës iraniane, kjo do të ketë pasoja të mëdha për tregjet botërore. Ata kanë thënë përkujtuar se industria iraniane e naftës është nën sanksione dhe një sulm ndaj objekteve të saj do të kishte pak ndikim në furnizimin global por hakmarrja e Teheranit mund të ketë pasoja të mëdha për shumë shtete. “Nëse Irani më pas do të hakmerrej duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, kjo do të ndikonte jo vetëm në eksportet e naftës iraniane, por edhe në eksportet e naftës të shumë vendeve të Gjirit, vendeve Arabe të Gjirit, kështu që mund të ishte katastrofike për furnizimet botërore me energji”, ka deklaruar Ellen Laipson, nga Universiteti George Mason, njofton Zëri i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …