Duke folur për pasojat e pandemisë në vendin tonë, njohësit e fushës së ekonomisë kanë thënë se për shkak të saj, janë mbyllur dhjetëra mijëra biznese. Ata kanë thënë gjithashtu se numri i mbyllur i bizneseve asnjëherë nuk dihet i saktë, për shkak se procedurat e mbylljes janë të rënda saqë njerëzit heqin dorë nga tentimi për të mbyllur bizneset në formë institucionale. “Sipas statistikave tona viti 2021 është vit i rëndë por jo më i rëndë se 2020 ku na atë kohë u mbyllën mbi 20 mijë biznese, në kohë të vitit 2021 janë mbyll mbi 5 mijë biznese që kjo mbyllje disa janë mbyll zyrtarisht, disa kanë pushu aktivitetin duke prit dit më të mira, dhe disa e kanë lënë biznesin se ndoshta do të vije ndonjë investitor. Vitin e kaluar kanë mbetur pa punë mbi 15 mijë punëtorë”, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …