Ekspertët kërkuan rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Ekspertët kërkuan rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Organizuar nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës, me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung, sot u mbajt tryeza me temë “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga përspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës” duke folur para pjesëmarrësve në këtë tryezë, përfaqësuesi i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq kërkoi kjo çështje mund të zgjidhet duke ratifikuar marrëveshjen për demarkacion dhe mandej Kosova dhe Mali i  Zi të krijojnë një komision që do ta rishikonin kufirin dhe nëse është bërë ndonjë gabim të ndreqej. Ndërkohë ka reaguar profesori universitar Vigan Qorrolli. Ai ia ka përkujtoi përfaqësuesit të Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq, se demarkacioni është një çështje e kryer vetëm kur të dyja palët pajtohen dhe Mali i Zi nuk mund ta konsideroj si të kryer vetëm pse e ka ratifikuar në Parlament. Asnjë normë ndërkombëtare nuk e lejon rishikimin pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionit. Nuk mund të ratifikohet marrëveshja me klauzolë për rishikim të mëpastajshëm sepse këtë nuk e lejon e drejta ndërkombëtare. Edhe deputeti, Shpejtim Bulliqi theksoi se nuk është në interes të të dyja shteteve që të pretendojnë marrjen e territorit. Nuk është në interes as për Kosovën as për Malin e Zi që të pretendojnë marrjen e territorit të asnjërës palë. Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, tha se nuk janë kundër malazezëve apo kufirit por janë kundër marrëveshjeve që janë në dëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …