Instituti Gjeologjik i Kroacisë, i cili ishte kontraktuar nga komuna e Prishtinës për hulumtimin e rrëshqitjes së dheut në lagjen ‘Arbëria’, ka publikuar sot gjetjet përfundimtare dhe rekomandimet për sanimin e gjendjes në këtë lagje. Ekspertët kroatë vlerësuan se shkaktari kryesor i rrëshqitjeve të dheut janë ujërat nëntokësorë në këtë lagje që shkaktojnë lëvizje. Në planin e sanimit është rekomanduar ndërtimi i tre puseve, të cilët do të shërbenin si pika akumulimi të ujërave nëntokësorë dhe të cilët do të zbrazeshin në intervale të rregullta me anë të pompave. Gjithashtu, thanë se çdo ndërtim në këtë lagje duhet t’i nënshtrohet rregullave të reja për miratimin e lejeve, që nënkupton disa specifika të veçanta teknike të ndërtimit, siç janë themelet dyfish më të thella të godinave. Ekspertët nga Zagrebi rekomanduan që tërë hapësira e kodrës së Arbërisë të pyllëzohet, sepse drunjtë janë mënyra natyrore e thithjes së ujit nëntokësor dhe njëherësh ofrojnë gjelbërim.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …