FSK dhe komuna e Dardanës sot mbajnë ushtrimin fushor për testimin e kapaciteteve komunale emergjente

Ekspertët ushtarakë serbë të shqetësuar lidhur me trajnimin e Ushtrisë së Kosovës nga Ushtria e Kroacisë

Ekspertët ushtarakë serbë të informuar mirë pohojnë se shteti kroat është i gatshëm që të ofrojë ndihmë në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës. Kroacia nuk do të kyçet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete në krijimin e Ushtrisë së Kosovës siç ka paralajmëruar pretendenti për kryeministër Albin Kurti, por është e gatshme që të ofrojë ndihmë në trajnimin e saj, shkruan “Vecernje Novosti”. Duke u thirrur në rrethet ushtarake dhe politike të informuar mirë në Zagreb, gazeta pretendon se Kroacia, megjithatë, nëse Perëndimi i jep dritë të gjelbër Prishtinës për transformimin e Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, do të ofrojë ndihmë, para se gjithash, në trajnim. Këto burime thonë se Kroacia nuk do të përzihet në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë, sidomos kur është fjala për çështjet e sigurisë dhe se do të pres të sheh se çfarë do të ndodh më tutje në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …