Eksperti amerikan, David Phillips, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si prioritet kryesor të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka sugjeruar që dialogu strategjik të fokusohet edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar në parimin e reciprocitetit. Dialogu strategjik duhet të shqyrtojë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rolin e saj në luftën kundër terrorizmit,” ka deklaruar Phillips. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai ka sugjeruar që të dyja palët të bëjnë lëshime të ndërsjella, përfshirë njohjen e të drejtave të pakicave në të dyja vendet. Gjithashtu, ai ka theksuar nevojën për ta distancuar Serbinë nga bashkëpunimi i saj i ngushtë me Rusinë, duke përfshirë ndalimin e bazave dhe armëve ruse në territorin serb.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kryeministër që fokusohet në paqe, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kryeministër që …