Daniel Serwer: Aleksandar Vuçiq dëshiron ta ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Çosiqi

Eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer: Gjykata Speciale do ta përmirësojë imazhin e Kosovës

Kosova ka përparuar shumë në këto 10 vjet por se pavarësia e saj nuk është e plotë pa Forcat e Armatosura. Kështu deklaroi Daniel Serwer, ligjërues amerikan dhe njohës i mirë i rrethanave në Ballkan. Serwer foli edhe për Gjykatën Speciale e cila sipas tij do të përmirësoj imazhin e Kosovës. Eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer thotë se Kosova ka përparuar shumë por se pavarësia e saj nuk është ende e plotë. “Kosovës i mungojnë Forcat e Armatosura, ushtria është ende në mbrojtje të NATO’s, ende ka gjyqtarë dhe prokurorë të huaj nëpër gjyqe përfshirë edhe Gjykatën Speciale. Nuk ka mbikëqyrje të plotë në veri. Ka ende shumë kufizime në pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Serwer.

Duke folur për Gjykatën Speciale Serwer deklaron se ajo vetëm sa do të ia përmirësoj imazhin Kosovës. “Unë mendoj se Gjykata Speciale duke kërkuar përgjegjësi nga njerëzit që kanë mund të bëjnë gabime gjatë dhe pas luftës do ta përmirësoj imazhin e Kosovës. Një shtet i pavarur duhet të kërkojë përgjegjësi nga personat e tillë të cilët kanë shkelur ligjet e luftës. Është vështirë por Bashkësia Ndërkombëtare ka angazhuar gjykatës që do ta bëjnë të mundur këtë. Por gjithashtu duhet të kujtojmë se nuk kanë qenë vetëm serbët të keqtrajtuar gjatë dhe pas luftës. Kanë qenë edhe shqiptarët. Ka ekzistuar një luftë qytetare virtuale në fund të fundit në Kosovë edhe mes shqiptarëve dhe është koha që njerëzit të përgjigjen për vepruar që kanë bërë”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …