Alon Ben Meir

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Alon Ben-Meir ka folur për ngecjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka folur për ngecjen e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për mundësinë e njohjeve të reja e po ashtu edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se për t’i arritur synimet e veta, Kosova, përkatësisht Qeveria Kurti, duhet të fokusohet në çështje të brendshme. “Edhe pse është e rëndësishme që Kosova t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare dhe të kërkojë njohje të mëtejshme nga vendet e tjera, duhet të kujtojmë se Kosova tashmë është njohur nga mbi 100 vende, duke përfshirë shumicën e shteteve anëtare të BE-së dhe SHBA-në. Ajo ku qeveria Kurti duhet të fokusohet janë çështjet e brendshme, veçanërisht zhvillimet ekonomike, çështjet e të drejtave të njeriut, eliminimi i korrupsionit dhe sigurimi i një gjyqësori të pavarur. Statusi i Kosovës matet dhe do të matet me fuqinë e saj të brendshme dhe marrëdhëniet e saj të mira fqinjësore, pavarësisht nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Serbinë. Vetëm një Kosovë e fortë brenda vendit do të çonte në njohje më të mëdha, do të hapte derën për anëtarësim në organizata të tjera ndërkombëtare dhe do të dobësonte pretendimet e Serbisë ndaj vendit”, tha Ben-Meir.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …