Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka kritikuar Qeverinë për subvencionet

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka kritikuar Qeverinë për subvencionet. Ai ka shkruar se derisa qeveria ndan subvencione për pajisje për ngrohje me energji elektrike, nga ana tjetër ka paralajmërime për krizë energjetike. “Në vitet e fundit, Kosova po përballet me një paradoks, ky qeveria e Kosovës subvencionon qytetarët për blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje, ndërsa vendi përjeton krizë të theksuar energjetike dhe ngritje të çmimeve të energjis elektrike. Kjo politikë, në vend që të zgjidhë problemin, përkeqëson situatën duke rritur konsumin e energjisë dhe varësinë nga importet e shtrenjta. Derisa shtetet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë është luftuar për investime në burime energjetike për prodhim deri edhe në ndertimin e centraleve bërthamore, në Kosovës që nga pas lufta më shumë është investuar për të penguar ndertimin e kapaciteteve të reja energjetike sesa për të shfrytëzuar resurset natyrore që posedon Kosova. Në vend që të investojë në alternativa të qëndrueshme si prodhimi i peletit, qeveria shkatërron një industri vendore që ka filluar të lulëzojë, duke favorizuar pajisje të importuara për ngrohje me energji elektrike. Kjo jo vetëm që dëmton industrinë e prodhimit të peletit në vend, por edhe rrit deficitin tregtar të Kosovës” ka shkruar ekonomisti, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës

Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …