Eksperti për çështjet ballkanike, Konrad Clewing, kërkon të mos lejohen në Kosovë të njëjtat gabime sikur në Ukrainë

Eksperti për çështjet ballkanike, Konrad Clewing, kërkon të mos lejohen në Kosovë të njëjtat gabime sikur në Ukrainë

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën. I pyetur nga Deutsche Welle pse  në kufirin serbo-kosovar pati një tension të ri në fundjavë, pasi qeveria e Kosovës donte të zbatonte rregullat e paralajmëruara prej kohësh për hyrjet e qytetarëve serbë dhe automjeteve të tyre me targa dhe a e shihni një kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës dhe Ballkanit?. Konrad Clewing, deklaroi se në terma afatshkurtër nuk shoh një kërcënim të veçantë, sepse KFOR-i i udhëhequr nga NATO mund ta stabilizojë situatën për momentin. Por unë shoh një problem të madh në faktin se përshkrimi i misionit të KFOR-it, i cili rrjedh nga një rezolutë e OKB-së e vitit 1999, nuk e përfshin aspak mbrojtjen e sigurisë së jashtme të Kosovës. Detyra kryesore është krijimi i një mjedisi paqësor dhe i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës. Por, në planin afatgjatë, këto dy pika nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur gjendjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse duhet gjetur një zgjidhje e mirëmenduar dhe e qëndrueshme për të garantuar sigurinë e jashtme të Kosovës. Dhe këtë e shoh vetëm në perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO tha Clewing për  Dojçe Vele.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …