Tahir Ahmeti

Eksperti, Tahir Ahmeti ka kërkuar nga komunat të ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë Viti të Ri

Eksperti i sigurisë, Tahir Ahmeti  ka kërkuar  nga komunat të ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike, gjatë festave të fundvitit    Me afrimin e festave të fund-vitit, fillojnë edhe përgatitjet për festimin e tyre. Që nga fillimi i këtij viti e deri më tash, në vendin tonë janë importuar rreth 100,000 mijë kilogram mjete të ndryshme piroteknike, kryesisht nga Kina. Në çdo fun-dvit në Kosovë dhjetëra qytetarë, më së shumti fëmijë dhe të mitur, përfundojnë në Qendra Emergjente shkaku i lëndimeve të marra nga përdorimi joadekuat i këtyre mjeteve piroteknike. Për të rritur sigurinë, komunat do të duhej që gjatë kohës së këtyre festave, të ndalojnë me urdhëresë për një periudhë të caktuar kohore, përdorimin dhe shitjen e produkteve piroteknike, në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, pra, aty ku qarkullojnë më shumë njerëz. Siguria e qytetarëve duhet të jetë primare, thotë eksperti, Tahir Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …