Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ekspertja e sigurisë kibernetike, Laura Galante, ka mbajtur një ligjëratë për të shpjeguar analizimin e rrjetit, sa i përket kërcënimeve kibernetike. Përmes kësaj ligjërate është synuar që të mësohen metodat me të cilët ekspertët amerikan merren aktivisht në ruajtjen dhe për format se si parandalohen kërcënimet kibernetike. “Për zyrtarët shtetëror të Kosovës në fushën e teknologjisë janë të domosdoshme përvoja të tilla, duke parë evoluimet që po bëhen çdo ditë në teknologjinë informative”, është thënë në njoftimin e MPB-së. Laura Galante është e specializuar për analizimin e internetit sa i përket kërcënimeve kibernetike. Agjencia e saj Galante Strategies, analizon se si shtetet e shfrytëzojnë hapësirën kibernetike. Galante Strategies u ndihmon qeverive dhe korporatave që t’i kuptojnë kërcënimet kibernetike dhe informatike dhe të reagojnë ndaj tyre. Më parë ajo ka punuar në kompani të ndryshme dhe ka udhëhequr botimin/nxjerrjen e raporteve të ndryshme, si i njohuri APT28: Një dritare në spiunazhin kibernetikë shtetëror të Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …