Vetëvendosje e LDK

Eksponent të VV-së dhe LDK-së ia hedhin fajin njëra tjetrës për moskrijimin e deritashëm të koalicionit qeveritar

 

Duke folur për raportet e fundit në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetarja e kësaj të fundit, Vjosa Osmani ka thënë se ajo ka besuar fuqishëm se koalicioni Vetëvendosje-Lidhje Demokratike e Kosovës është i mundshëm dhe do të ndodhë. Ajo ka shtuar më tutje se raportet kanë pësuar goditje jashtëzakonisht të madhe pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit. Nga ana tjetër, Arbërie Nagavci nga Vetëvendosja ka thënë se ende ka shpresë për të qeverisur bashkë duhet pasur vullnet të përbashkët. Ajo ka shtuar më tutje se Lëvizja Vetëvendosje pranoi se formimi i një qeverie të pakicës nga LVV do ta pengonte zhvillimin e punëve. Kjo nuk është dëshira jonë, dëshira jonë ka qenë që të qeverisim bashkë me LDK-në. Por që për të qeverisur bashkarisht duhet të jetë një vullnet i përbashkët, ka theksuar Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …