Me datë 27 dhe 28 Shkurt 2025, organizata For New Life Kosovo në kuadër të projektit “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve të tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes fotografisë“, ka organizuar ekspozitën radhës në hapësirat e Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, Holandë, ka mbajtur ekspozitën radhës.
Në hapjen e ekspozitës me fjalë rasti morën pjesë përfaqësues të institucioneve, të shoqërisë civile dhe shumë qytetar.
Kjo ekspozitë me fotografi është pjesë e ciklit të ekspozitave që janë shfaqur në vende të ndryshme si në Tiranë, Bursa, Zagreb, Londër, Gjenevë, Vjenë Bruksel dhe Linz. Organizata jonë synon që kjo ekspozitë të shfaqet edhe në vende të tjera në mënyrë që të sensibilizohet opinioni ndërkombëtarë me çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë gjatë viteve 1998-99.
For New Life Kosovo falënderon të gjithë bashkëpunëtoret që kontribuuan në realizimin e këtij projekti: Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës(KKAFZHK), Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe familjar të personave të zhdukur, të vrarë dhe të mbijetuar gjatë të këtyre krimeve.