Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, në bashkëorganizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar: “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës. Fjalë rasti do të mbajnë përfaqësuesit e tri institucioneve të lartpërmendura. Ekspozita do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të shtunën, më 26 gusht 2017 në ora 14:00 dhe do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …