Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 326 mijë 400 eurove për organizatat e dala nga lufta. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka thënë se këto mjete financiare do të ndihmojnë në rehabilitimin e familjarëve dhe funksionimin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve, të invalidëve dhe Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.
