leoni

Ekzekutohen pagat për arsimtaret e komunës së Vitisë

Pas nëntë ditë pritjeje, punonjësit arsimor të komunës së Vitisë, sot pritet t’i marrin pagat e muajit shtator. Kjo vonesë vije si pasojë e mos ekzekutimit të pagave nga ana e Ministrisë së Financave dhe reflektimit të komunës së Vitisë dy ditë më parë që i hapi rrugë ekzekutimit. Kryetari i komunës Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti dhe ajo e Financave Milihate Ajeti, kanë theksuar se njoftojnë opinionin dhe gjithë sektorin e arsimit qe sot ma ne fund përfundoj stërzgjatja e ekzekutimit te pagave për punëtorët e sektorit të arsimit pas një përpjekje disa ditore te Qeverisë komunale bashkë me sektorët profesional te thesarit dhe buxhetit në Ministrinë e Financave. Kryetari Haliti, shpreson që mos ekzekutimi i pagave me kohë të mos përsëritet duke u bazuar se kryetarët e komunave kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim të përbashkët me kryeministrin dhe ministrin e financave të Republikës së Kosovës, ku në veçanti është folur për çështjen e kontratës kolektive dhe reperkusionet financiare si derivat i saj.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …