Falë bashkëpunimit me komunën e Rahovecit, fondacioni “Shiqiri Makshana”, ka ndarë katër bursa për studentët e komunës së Rahovecit. Komuna e Rahovecit shpreh falënderim për ndarjen e këtyre bursave, si dhe do të vazhdojë bashkëpunimin për rritjen e numrit të bursave.