Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe nga ata Zyrës e Bashkimit Evropian, në Kosovë. Në këtë takim kanë diskutuar lidhur me iniciativat e grupeve nismëtare në katër komunat veriore për largimin e 4 kryetarëve aktualë të komunave. Ministri Krasniqi ka thënë se Ministria mbetet e përkushtuar që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ. Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ, ka nënvizuar Elbert Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …