leoni

Elezaj dhe krerët e SBASHK-ut, biseduan për pagesat e punëtorëve arsimor pensionistë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me përfaqësuesit e degës së SBASHK-ut në Klinë, Arif Elezaj- kryetar, Islam Kalludra- nënkryetar dhe Enver Gashi- anëtarë i Kryesisë. Temë e takimit ishte pagesa e arsimtarëve pas pensionimit që është e paraparë me kontratë kolektive. Kryetari Elezaj, i ka njoftuar zyrtarët e SBASHK-ut në Klinë, kjo çështje është ngritur në takimin e kryetarëve të Komunave të Kosovës me përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike, Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Financave. MEF-i ka marrë përgjegjësinë që në rishikimin buxhetor në qershor 2018 do të përfshihet edhe pagesa për punëtorët pensionistë të arsimit, që është e paraparë në kontratën kolektive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …