Duke komentuar paralajmërimet e ministrit të Financave, Avdullah Hoti se për pensionet e veteranëve kanë para vetëm edhe për disa muaj, kryetari i veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj ka thënë se Qeveria është e obliguar ta respektoj ligjin për të vazhduar me pagesa për veteranët. Ai ka theksuar se nuk janë 46 mijë veteranë që do të marrin paga nga buxheti i Kosovës, pasi një numër i konsiderueshëm janë të punësuar, disa punojnë jashtë, kanë pas biznese dhe i kanë shlyer bizneset. Nuk ka fuqi ekzekutive Qeveria të merr vendim , për shkak se ligji është i miratuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria duhet të gjejë burime për të paguar pagat e veteranëve dhe nuk besoj se ajo është aq naive sa të shkaktoj pakënaqësi te ne dhe të përballet mandej me pakënaqësinë tonë. Por, ka paralajmëruar zotëri Elezaj, në rast se Qeveria nuk gjenë burime për pagat e veteranëve të luftës çlirimtare atëherë ajo do të përballet me protesta.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …