Elfir Maliq Behrami (24.10.1977 - 29.4.1999)

Elfir Maliq Behrami (24.10.1977 – 29.4.1999)

Njëri ndër ata që ranë me armë në dorë në luftë kundër okupato rit serb, është edhe i riu Elfir Behrami, i njohur me nofkën e luftës “Rusha”. Elfiri u lind më 24 tetor 1977, në fshatin Metehi të Llapit. Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në Llapias (ish-Kërpimeh) dhe në Besianë në SHME “Isa Boletini”. Si nxënës, Elfiri, pos mësimeve, ishte i angazhuar në shumë aktivitete të tjera, sidomos në ato sportive, ku dallohej në futboll dhe karate. Ishte anëtar i KF “Metehia” të këtij fshati e më pas edhe i KF “8 Nëntori” të Llapiasit, por njëkohësisht edhe karateist i dalluar i klubit llapjan. Po ashtu, ishte edhe atlet ku kishte korrur rezultate të mira në këtë disiplinë dhe ai ishte njëri nga shpresat më të mëdha të sportit llapjanë. Elfiri ishte fëmija më i madh, ndërsa pas vetes kishte edhe vëllanë, Admirin dhe motrën Afërditën. Në të gjitha protestat dhe demonstratat e organizuara në Besianë dhe Prishtinë, kundër regjimit serb, Elfiri ishte mjaft aktiv. Këto protesta dhe demonstrata ai i quante dasma. Sa herë nisej në to ai thoshte se po shkonte në dasmë dhe kur kthehej thoshte se po kthehej nga dasma. Çdo herë ishte i gatshëm t’i dalë zot atdheut dhe këtë e dëshmoi edhe më vonë në luftën për liri.

Me rastin e shpërthimit të luftës në Kosovë, Elfiri radhitet në UÇK-së, duke u paraqitur në Bajgorë, atje ku djemtë e Llapit kryenin ushtrimet ushtarake. Ai më 20 korrik 1998 rreshtohet në Togun e III-të, të Brigadës së II-të, nën komandën e Ismail Revuçit – “Mësuesit”. Prej atje, pasi i kreu ushtrimet, u dërgua në pikën e Majasit, në shtator të vitit 1998, ku qëndroi tri javë. Më pas u vendos në njësitin e Fierishtës, ku më 15 nëntor merr gradën e komandantit të skuadrës, në kuadër të njësitit “Ulpiana 55” të Brigadës 152 “Shaban Shala”. Ai deri më 24 dhjetor 1998 qëndroi në fshatin Fierishtë (ish – Sylevicë) në njësitin e udhëhequr nga Faik Durmishi – “Xhezvja”, për të shkuar më pas në ditën e Betejës së Lavdishme të Tabeve të Llapashticës, bashkë me 18 shokë, si përforcim. Vendoset në pikën te Tabet, ku luftoi krah për krah me luftëtarët e lirisë, ku disa prej tyre ranë dëshmorë të kombit në këtë betejë. Pas kësaj beteje, Elfiri sistemohet në njësitin “Ulpiana 38” në vendin e quajtur Tabet e Llapashticës.

Në çdo aksion që ndërmerr kundër hordhive serbe, shokëve u thoshte “pas meje!” dhe ishte i pari në çdo aksion. Kështu veproi edhe në ditën e rënies, ku qëndroi deri në fishekun e fundit duke mos u zbrapsur asnjë hap. Në vendin ku ra Elfiri, siç tregojnë bashkëluftëtarët e tij, ka ngelur një grumbull i madh gëzhojash të plumbave që i ka zbrazur mbi barbarët serbë. Shoku i tij i shkollës dhe i luftës, Gani Selmani, duke evokuar kujtime për dëshmorin kombit, Elfir Behramin, thotë se si të gjithë të rinjtë e tjerë, që në fort’na të ndryshme shprehin pakënaqësinë nënë robërinë serbe, edhe Elfiri angazhohej si në protesta, shpërndarjen e pamfleteve, shkrimin _e parullave e veprime të tjera kundër okupatorit serb. Ai merr pjesë në të gjitha manifestimet, kundër okupatorit, të organizuara në Llap, por edhe në demonstratën e njohur të studentëve, më 1 tetor 1997, ku Elfiri ishte në mesin e demonstruesve. Ai ka qenë i dalluar në të gjitha protestat, sepse fare nuk fshihej, por edhe shtati i tij i lartë e dallonte në mesin e protestuesve. Edhe pse shumë herë i keqtrajtuar, asnjëherë nuk u zbraps nga rruga e lirisë. Beteja e parë si pjesëtarë i UÇK-së, ku mori pjesë Flfiri ishte beteja e njohur që u zhvillua në kodrën ku ndahet treva e Llapit nga ajo e Shalës, aty ku u bashkuan djemtë e lirisë të këtyre dy zonave për ta luftuar armikun shekullor. Kjo betejë u zhvillua në vendin e quajtur “Qafa e Kaçanollit”, më 15 shtator 1998. Elfiri bashkë me trimat tjerë tregoi trimëri dhe guxim. Kjo është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por edhe më gjerë, ngase armikut i shkaktuan humbje të mëdha, si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Pas kësaj beteje ai shkon në Potok, ku qëndron pesë-gjashtë ditë, për të vazhduar më pas në Majacë, ku gjatë kohës sa qëndroi këtu ai mori pjesë në një aksion sulmi kundër stacionit të policisë në Lluzhan. Po ashtu, ai mori pjesë edhe në sulmet që u bënë disa herë mbi forcat policore serbe përgjatë rrugës Besianë- Prishtinë.

Në nëntor të vitit 1998, në fshatin Sylevicë, formohet një njësit i UÇK-së, nën komandën e Faik Durmishit dhe Elfiri dërgohet atje për ta ndihmuar këtë njësit. Ky njësit u formua për ta vëzhguar kufirin Kosovë- Serbi, në pjesën veriore, prej nga vëreheshin lëvizje të forcave serbe ku më pas në këto pjesë qenë zhvilluar luftëra të ashpra. Në muajin nëntor 1998, kur forcat serbe tentojnë të hyjnë në fshatin Dobratin, Elfiri me disa shokë nga Sylevica u shkon në ndihmë prestarëve të UÇK -së dhe nuk lejojnë të depërtojnë forcat serbe në këto fshatra të Llapit.

Më pas, më 24 dhjetor 1998, u zhvillua beteja e Tabeve të Llapashticës, e njohur si njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në Llap kundër forcave pushtuese serbe. Atë ditë armiku ia kishte mësyrë Llapashticës, qendrës së gjithë organizimit të UÇK-së së ZOLL-it. Qëndresa e ushtarëve shqiptarë ishte heroike dhe i shkaktoi humbje serioze ushtrisë pushtuese serbe.

Edhe në këtë betejë, Elfiri, me 18 bashkëluftëtarë shkon nga Fierishta për të ndihmuar shokët. Pas kësaj beteje merret vendimi për formimin e njësitit të veçantë, i cili qëndron kohë të gjatë në këtë vend për të mbrojtur pozicionet e UÇK-së, për të mos lejuar që forcat serbe të depërtojnë te popullata dhe te Shtabi i ZOLL-it që ishte në këtë fshat.

Njësiti në të cilin ishte Elfiri, në këtë betejë kishte treguar guxim dhe heroizëm duke luftuar armikun, krah për krah me shokët e dy njësiteve që ishin aty dhe nga të cilat ranë disa dëshmorë të kombit, si Isë Havolli, Lulëzim Jashari, Skënder e Miftar Zejnullahu, Ismet Dërguti etj.

Të nesërmen, Elfiri, shkon për ta bërë tërheqjen e trupit të një të vrari në lagjen e Muratëve në Llapashticë, i mbetur afër forcave serbe. Ai u afrua pa u hetuar nga forcat armike, edhe pse ata ishin vetëm rreth 70 metra. Elfiri pa pasur frikë arrin të tërheqë trupin e të vrarit.

Më 27 dhjetor 1998, me vendimin shtabit të ZOLL-it, u vendos që njësiti, në të cilin ishte Elfiri të vendoset përball forcave çetnike në një distancë rreth 250 metra dhe ky njësit mori emrin “Ulpiana 38” në kuadër të Brigadës 152 “Shaban Shala”. Në këtë rast Elfiri emërohet komandant skuadre. Të nesërmen Elfiri bashkë me disa shokë merr pjesë në aksionin për tërheqjen e shokëve të rënë në betejë tek Tabet e Llapshticës, në krahun nga fshati Kastrat, përkatësisht te lagjja e Duriqve. Kështu, edhe pse trupat e dëshmorëve të kombit Ismet Dërguti, Miftar e Skënder Zejnullahu ishin shumë afër forcave serbe, ai me shokë bëri tërheqjen e tyre me sukses.

Elfiri tregoi shkathtësi të dalluar edhe ditën kur u plagos Driton Azemi (dëshmor i kombit) duke ndihmuar tërheqjen e tij që të mos bie në duart e forcave serbe. Gjatë gjithë kësaj kohe Elfiri tregoi trimëri të rrallë duke i shkaktuar armikut edhe humbje të mëdha me mitralozin e tij dhe armët e tjera të cilat i përdorte me lehtësi. Edhe me rastin e plagosjes së bashkëluftëtarit të tij, Isuf Latifi, komandant i Kompanisë “U-55” në fshatin Pollatë, ku Elfiri, pa ndërprerë gjuan mbi forcat armike, ndihmon edhe tërheqjen e të plagosurit.

Shokët e Elfirit, me të cilët mori pjesë në shumë beteja në të gjitha njësitet ku qëndroi, nga Sylevica në Majac ishin: Faik Durmishi, Isuf Latifi, Driton Azemi, Ragip Ademi, Enver Rrushemi, Gani Selmani, Ismet Hoxha, Abdullah Tahiri, Xhavit Tahiri, Skënder Havolli, Ilmi Havlli, Sabri Metolli, Xhemajl Metolli, Esat Dema, Ramazan MetoHi, Ali Zeqiri, Sali Sejdiu, Burim Deliu, Bekim Latifi, Kushtrim Latifi, Asdren Jakupi, Gafurr Azemi, Zenel Sinani, Ruzhdi Metolli, Isak Lutolli, Ibush Tahiri, Tafil Fetahu, e të tjerë.

Në një rast, kur bashkëluftëtari i tij i luftës, Gani Selmani, zihet rob nga forcat e okupatorit, me të marrë vesh Elfiri tenton të shkojë në qytetin e Besianës dhe të sulmojë stacionin e policisë për ta liruar shokun e tij.

Mirëpo, eprorët e tij nuk lejojnë që të bëjë këtë veprim ku do të rrezikoheshin edhe më shumë ai dhe shokët e tjerë, ngase ishte e pamundur që tanimë të liro hej shoku i tyre, i cili më pas u mbajt në burgjet serbe, deri në lirimin e gjithë të burgosurve të Kosovës.

Babai i dëshmorit, Maliq Behrami, rrëfen për birin e tij, kur ai është nisur për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Ai thotë se Elfiri iu kishte drejtuar me fjalët: “U nisa nënë, shkova baba, lamtumirë motër! Atje po dëgjohen krismat e pushkëve. Luftëtarët trima po thërrasin për ndihmë. Ata kanë nevojë për mua, kanë nevojë edhe për të tjerët, sepse në prag të derës është shkau, i cili na ka robëruar me shekuj dhe asnjëherë nuk u ngop me gjak shqiptari. Lirinë e kemi shumë afër, ajo veç sa nuk ka ardhur. Shumë shpejt ajo do të vijë dhe atë do ta sjellin luftëtarët trima të UÇK -së. Në mesin e tyre do të jem edhe unë”. “Kam vetëm një porosi – i thashë. Me shokët të jesh i mirë, besnik ashtu si ke qenë deri më tash në jetë. Edhe kafshatën e fundit, me shokët ta ndashë, e asnjëherë mos lakmo të marrësh më shumë se shoku! Ai m’u drejtua: Të mos kesh frikë për këtë dhe po të betohem se edhe këmbë shkau nuk do të depërtojë aty ku do të jem”.

Fadil Mehmeti, babai i dëshmorit Muharrem Mehmeti, i rënë në Koshare, si pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, thotë se në një rast kur ishte takuar me Elfirin gjatë luftës, e kishte pyetur për prindin dhe për familjen e tij. Ai i ishte drejtuar me fjalët: “Mos më pyet për askënd, se babë, nënë, vëlla, motër, familje dhe gjithçka e kam këtë, dhe i tregon mitralozin me gjerdanin e fishekëve rreth trupit. Pasi ta çlirojmë vendin ulemi e bisedojmë për gjëra të tjera”, – i kishte thënë ai. Të shumtë janë shokët e luftës që rrëfejnë kujtime për dëshmorin kombit Elfir Behrami. Secili tregon për aksione e beteja, por edhe për ndodhi të tjera të luftës. Kështu, Ibrahim Gashi, Ilmi Havlli, Isuf Latifi, Gani Selmani, Shaip Zeqiri, Ahmet Avdiu, Faik Durmishi e shumë të tjerë, rrëfejnë për guximin dhe trimërinë e dëshmorit të treguar në shumë beteja të zhvilluara anekënd Llapit, duke qëndruar çdo herë në vijën e parë të frontit.

Vlen të ceket aksioni i pjesëtarëve të UÇK -së në të cilin ishte edhe Elfir Behrami, kundër bazës së forcave armike gjatë orëve të natës. Kur ata afrohen, shohin se forcat serbe kishin vendosur një litar me zile bagëtish, në mënyrë që posa të preket litari, të cingërrojnë zilet që do të shkaktojnë alarmin për to, por këtë kurdisje e vëren, Elfiri, i cili e pret litarin dhe mundëson depërtimin në afërsi të armikut, pa u diktuar. Posa afrohen te dritarja e shtëpisë ku ishin vendosur forcat serbe, Elfiri duke zbrazur plumba nga mitralozi, u thotë: tani pritni plumbat e shqiptarëve, kurse Kadri Qerimi ua hedh për bombën e dorës. Ky ishte një aksion shumë i suksesshëm ku u vranë me dhjetëra pjesëtarë të armikut.

Pos detyrave në front që i kryente me mjaft sukses Elfiri kujdesej edhe për popullatën që gjendej nëpër male, duke siguruar ushqim për të.

Kështu, në një rast, nga Katunishta në Potokë, popullatës ia çon rreth 20 tonelata drithë dhe 40 krerë lopë, të cilat i nxjerr nga rrethi i forcave okupatore që i kishin marrë më parë. Ndërsa, në një rast tjetër, siguron rreth 50 kilogramë mjaltë, të cilën ua shpërndan njësiteve të UÇK -së, të cilat kishin nevojë për ushqime. Po ashtu, Elfiri dallohej për trimëri dhe guxim edhe në betejat e zhvilluara në Katunishtë, më 24-27 mars 1999. Ndërsa më 13 prilli 1999, ai i prin njësitit, që së bashku me njësitin “Komando”, ndërmerr aksionin në lagjen e bajraktarëve në Llapshticë. Në ofensivën e njohur të 26 prillit 1999, kur forcat e okupatorit sulmuan Llapin nga disa drejtime, Elfiri si gjithherë dallohet me trimëri në frontin në fshatin Kaqanuell të Shalës. Pas shumë luftimesh të rrepta ai bie heroikisht më 29 prill 1999, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Bardhë”, pas luftimeve të pandërprera për 36 orë rresht, që zhvilloi ai me shokët e tij të skuadrës, në përballje me forcat e okupatorit. Me skuadrën e tij i kishte në qejf aksionet hershme dhe shpeshherë ai ndërmerrte aksione dhe i para1izonte forcat okupatorit të cilat detyroheshin të kërkojnë ndihmë e cila u vinte nga Besiana, pasi “Tabet e Llapshticës” kanë qenë shumë afër qytetit dhe ishte njëra ndër vendet ku ushtarët lirisë kanë qenë më së afërmi me forcat okupatorit dhe gjatë luftimeve është zhvilluar luftë në afërsi të madhe.

Veprimet ushtarake të okupatorit serb, pas fillimit të bombardimeve të NATO-së u bënë edhe më të egra, u bënë barbare. Elfiri me njësitin e tij, ftohet në Gegaj, Kalinë, Lamaj, Gurbardh e vende të tjera ku zhvilloheshin luftimet. Arma e tij kudo jehoi fuqishëm nëpër beteja. Në luftimet e zhvilluara në fshatin Lamaj, mitralozi i tij nuk pushoi 24 orë rresht, duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha në luftimet ballë për ballë. Elfiri nuk u zmbraps asnjëherë, deri në rënien heroike, te “Shkëmbi i Bardhë”. Varrimi i tij u bë pas kalimit të ofensivës që zgjati disa ditë, më 5 maj 1999, në afërsi të vendit të rënies, aty ku sot e ka pllakën përkujtimore. Ndërsa, është rivarrosur me nderime ushtarake, me 25 qershor 1999 në fshatin e tij të lindjes, në Metehi.

Lapidari i ngritur në vendin e rënies sot shndrit rreze lirie, ashtu sikur shndriste fytyra e Elfirit dikur me mitralozi n në krah dhe gjerdanin me fishek rreth shtatit të tij të gjatë. Duke respektuar veprën e Elfirit, Mirsad e Shahin Gashi dhe Visar Thaçi, sportistët e rijnë të lokalitetit të Llapiasit, në shenjë përkujtimi çdo vit organizojnë turne futbolli, ku marrin pjesë ekipe të këtij lokaliteti dhe të lokaliteteve të tjera të komunës së Besianës. Pas luftës familja e dëshmorit të kombit Elfir Behrami është nderuar me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme, nga UÇK-së, ZOLL-it, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. Po ashtu, në shenjë nderimi për këtë dëshmor, me rastin e vizitës së Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë në shkollën fillore “Azem Bejta” në Llapias, kësaj familje i dorëzohet një libër me nënshkrimet e të gjithë shkrimtarëve pjesëmarrës në këtë manifestim. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …