leoni

Eli Cohen, kërkon që OKB-në ta udhëheq një njeri që e përkrahë krimin shtetëror të Tel Avivit për shfarosjen e palestinezëve

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martën se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nuk është i aftë për ta udhëhequr organizatën botërore, duke shtuar se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për ta dënuar grupin radikal palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Komentet e tij, në një konferencë për media brenda ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, tregojnë për një rritje të kritikave ndaj OKB-së nga Izraeli, në javën e njëjtë kur kjo e fundit e vajtoi vrasjen e më shumë se 100 pjesëtarëve të stafit të vet në Rripin e Gazës. “Guterres nuk e meriton të jetë shef i Kombeve të Bashkuara”, tha Cohen, i cili e arsyeton mendësinë e tij fashiste për të shfarosur një popull, në territorin palestinez të cilin Izraeli me përkrahjen e Amerikës dhe të Britanisë së Madh e  ka okupuar  qysh në vitin 1967.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …