Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Federal në Belgjikë, Eliane Tijo ka refuzuar shfaqjen e videos për sulmet e Hamasit të dërguar nga ambasadori izraelit në Bruksel, duke theksuar se në një rast të tillë duhet të tregohen edhe masakrat në Gaza”, transmeton Anadolu. Ajo u tha përfaqësuesve të partive politike në seancën e mbyllur të mbajtur në parlament se një video i ishte dërguar nga ambasadori izraelit në Bruksel në lidhje me “sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor”. Zonja Tijio e refuzoi kërkesën për shfaqjen e pamjeve dhe tha se “nëse do t’i shfaqim këto pamje, për hir të ekuilibrit duhet të shfaqim edhe imazhet e masakrave në Gaza”. Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Eli Cohen, në përgjigje ka thënë se, “Me vendimin tuaj, parlamenti belg injoron krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit’ të kryera nga Hamasi”. Javën e kaluar, një projekt-ligj u paraqit në Parlamentin Federal të Belgjikës për të bojkotuar mallrat e prodhuara në vendbanimet ilegale hebraike, në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Gaza dhe partitë socialiste e mbështetën atë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …