Elifa Krijestorac: Mensur Kasumi, Luani nga Vushtrria

Elifa Krijestorac: Mensur Kasumi, Luani nga Vushtrria

(Një shkrimi ish-luftëtares boshnjake, Elifa Krijestorac, për bashkëluftëtarin, Mensur Kasumi, pjesëmarrës i luftës edhe  në Bosnje e Hercegovinë, kundër regjimit të Beogradit)

Emri, “Mensur” në gjuhën arabe do të thot “fitimprurës” ose “ fitimtar”. Por të gjithë ata  të cilët e njohin, Mensur Kasumin, krahas kësaj do të shtonin edhe ate që e bënë më të mirin nga emnakët e tij dhe se për të do të thonin se është i qetë, i pavërejtur, i ndershëm dhe i drejtë, por edhe luftëtar i patrembur dhe i disciplinuar për liri, i cili  në mënyrë të dukshme e shënoi këtë kohë.

Ne, boshnjakët e kujtojmë Mensur Kasumin si kapiten, i cili menjëherë pas zhbërjes së ish-Jugosllavisë, me fillimin e agresionit të parë serb në ish republikat jugosllave, e braktisi Zvicrën, e pastaj merr pjesë pothuajse në të gjitha betejat kundër agresorit serb, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia deri në Bosnje dhe Hercegovinë ku si Zëvendës Komandant  i Njësisë Speciale për Qëllime  të Posaçme (NjSQP) të Shtabit të Komandës Supreme, e më vonë edhe i Korpusit të IV të Ushtrisë së B e H,  qendroi deri në vitin 1996. Pas  vendosjes së paqës në Bosnje e Hercegovinë, Mensuri mendoi që pjesën e mbetur të jetës ta kaloi në luginen e Neretvës të  Hercegovines,  t’a ndërtojë një shtëpi pranë lumit të Neretvës dhe ta mbushë atë me  numër të madh fëmijësh.

Por edhe pas shumë betejave të zhvilluara në ato hapësira, Mensurit nuk i  ishte e gjykuar qe t’a realizojë ëndërren e tij, dhe as qe pati kohë qe të pushojë në nderimet e meritave të veta, ashtu siç këtë e bënë bashkëluftëtarët e tij sllovenë, kroatë dhe  boshnjakë.

Rrugëtimi i  fatit  të tij e  shpie tutje – në Vushtrrinë e lindjes.

Menjëherë. pas humbjes së luftërave në territoret e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjes e Hercegovinës  armada e mposhtur serbe  e sulmoi popullin duarthatë të Kosovës dhe pragun e shtëpisë së Mensurit ku kishte lindur. Kjo e detyroi qe t’a lë Hercegovinën dhe  të nxitoi në ndihmë Kosovës dhe popullit të tij.

Atje në Kosovë, armiqët u  sulen në fëmijërinë e Mensurit, e cila kishte mbetur prapa tij në Rrafshinën e Vushtrisë, në shkollën e tij ku i mësoi shkronjat e para, si dhe ndaj familjes së tijë,  të cilët nuk i kishte parë plot dhjetë vite.

Dhetë vite! Kur mendon njeriu se dhjetë vite përbëjnë qerekun  e jetës së njeriut, të cilën Mensuri e sakrifikoi për lirinë e popujve  të tjerë, mund të mendohet se si ata   Mensuri i futi në borxh, dhe se jo bash mjaftueshëm ia  kthyen borxhin.

Madhështia e vërtetë e karakterit të Mensurit vërehet në faktin se në shkuarje-Mensuri nuk kërkoi  asgjë për këthim. As gradë, as pagë, as banesë dhe asnjë lloj  kompensimi, madje as pensionin ushtarak , i cili i  takonte sipas të gjitha  rregullave.

“ Jetët e njerzëve të pafajshëm të cilat i kam mbrojtur, ishin dhe kanë mbetur shpërblimi më i madh me të cili mburrem edhe sot”! – Kështu iu përgjigjet Mensuri të gjithë atyre të cilët e kanë pyetur  se për se nuk është në regjistrin e pagave të shteteve të cilat i ka mbrojtur. Të njëjten gjë ma tha edhe mua  kur pas shumë vitesh u gjendem sërish  përmes rrjetit social “ Fejsbuk”.

“ Falenderoj Allahun qe edhe unë mbeta gjallë” – thot Mensuri dhe me  bindjen e tij  sërish vërteton besimin e palëkundur ndaj Krijuesit  të tij.

“ Krejt çka kam bërë dhe e bëjë, e kam bërë në emër të Drejtësisë së Zotit, sepse Zoti çdo krijese të gjallë ja ka garantuar lirinë! Ky ishte motivi im i  vetëm për t’u nisur në luftë”

Takimi im i parë me Mensur Kasumin  gjatë luftës kishte ndodhur në një vend jo larg Mostarit.

E kujtoj sikur kjo të ishte dje – ishte ulur me një grup luftëtarësh  nga  njësia jonë, i këthyer me fytyrë nga Neretva e cila rredhte qetë.

Në shiqim të parë, mendova se është gjerman.

I kishte sytë e kaltër, nga të cilët rrezatonte serioziteti i një luftëtari dhe komandanti me përvojë. Pullat e përthekuara me pedantëri në uniformë dhe qendrimi i drejtë i tij çdo njeriu edhe pa pyetje do t’i  tregonte  se ke të  bëjë me një personalitet dhe luftëtarë të vaçantë, i cili përvojën ushtarake dhe shkathtësiët luftarake  i bartëte në gisht të vogël.

Më vonë, nga ai mësova se  fliste rrallë, por kishte durim  që çdo bashkëbisedues  t’a dëgjojë me kujdes. Bashkëluftëtarët e tij i  respektonte ashtu siç respektohet familja, vëllau dhe motra.

Duke e shikuar atë, shpeshëherë  kisha përshtypjen se ai vërtetë jeton për bashkëluftëtarët e vet.

Kur e pyeta  për të parën herë  për vendin e lindjes, më shikoi shkurt dhe duke e   drejtuar shiqimin në tokë, shkurt,  por përmbajtësisht  ma përshkroi  Vushtrrinë e tij- sikur të ma dhuronte një panoramë, në të cilën me një shiqim mund  të përfshihej e tërë Vushtrria.

Mensuri, gjithashtu  ishte nga  ata oficerë, i cili pa asnjë fjalë i  kryente urdhërat e eprorëve, anipse  për disa  eprorë të mi dhe të tij, personalisht do  mund të thoja se më mirë do tu rrinte qe të jenë ata që ishin para lufte. Tregtarë dhe bakallë. Por lufta është gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën asnjëherë nuk ka kohë për vendosje të drejtë apo ndjekje  të një drejtësie.

Por, as kjo nuk e pengoi Mensurin. Me karakter dhe vendosmëri të fortë  në gjithçka, gjithë-herë ecte i  pari, edhe atëherë kur duhej të ndeshej me  armikun trefish më të fortë. Nuk frikohej nga vdekja,  por nderin e kishte më të çmuar se jetën. Këto ishin ato të veçantat e tij, të cilat e ofruan tek njerëzit tjerë për të cilat arrijti respekt. Edhe sot në kojtesën tonë mbeti i tillë.

Mu  për shkak të këtyre njerëzve dhe djemëve, siç ishte Mensur Kasumi, të cilin bashkëluftëtarët e tij nga dashuria e thirrnin “Luani nga Vushtrria”, Kosova pas vuajtjeve njëqindvjeçare, dhe pas shumë gjaku të derdhur, më në fund e realizoi lirinë e ëndërruar.

Tani, Shqiptarët e Kosovës e kanë shtetin e tyre dhe territorrin në të cilin pa frikë dhe pa dhimbje  do t’i  ngritin gjeneratat e reja.

Gjeneral, Mensur Kasumi   edhe në  luftën e tij të fundit, nga  Ushtria e Republikës së Kosovës doli me gradën Gjeneral, por  i mbeti besnik vetes dhe  modestisë së tij të lindur. As këtë herë nuk kërkoi qe t’i  kthehet asgjë, ani pse pas shumë luftërave të udhëhequra  për lirinë e Kosovës së tij , në fund u sëmur dhe mbeti invalid

Ne boshnjakët e Bosnjës dhe të Sanxhakut,  Gjeneral, Mensur Kasumit, i cili bashkë me ne  mori pjesë në mbrojtjen e Bosnjës e Hercegovinës dhe popullit të saj – i jemi falënderues.

Ne e kemi edhe obligim qe gjeneratave boshnjake, të cilat vijnë ‘tua përcjellim qe ta kujtojnë dhe të mos e harrojnë”.

Ne gëzohemi njëkohësisht qe vëllezërit tanë shqiptarë – më në fund e realizuan lirinë e vet,  por ne do t’i kujtojmë ata  në të ardhmen vetëm aq sa ata ta kujtojnë dhe nderojnë Gjeneralin tonë dhe të tyre – Mensur Kasumin.

(Nga boshnjakishtja përktheu dhe përshtati,  Gani Kamberi).

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …