(Grave shqiptare të përdhunuara nga forcat pushtuese serbe në Kosovë)
Në sythin e mendimit më përhitesh
Lulëkuqe në dhimbje e plandosur
Lotët si vrer gëlltit çdo ditë
Para syve tanë e syrgjynosur
Në errësirë vetmie mallkon fatin
Vitet zinxhirohen në të pafundmin tunel
Shkaras jo nuk i kalohet vuajtjes sate
Ndryshe pafajësia jote do na ndëshkojë