Eliminohen pika të evidentuara të deponive ilegale të mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike të komunës së Skenderajt po vazhdon angazhimin e përditshëm të mirëmbajtjes së hapësirave publike, duke eliminuar pika të evidentuara të deponive ilegale të mbeturinave.

Gjatë këtyre ditëve është larguar sasi e madhe e mbeturinave në disa lokacione të komunës, duke i kthyer hapësirat në vende të pastërta dhe pa mbeturina.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, ka njoftuar se aktiviteti do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ndërkohë që ka bërë thirrje të mirëmbahen hapësirat publike dhe të kontribuohet për mjedis të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …