leoni

Eliminohet edhe një deponi e egër e mbeturinave në fshatin Llukë e Ulët

N.P.L “Higjiena” në Deçan është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta ruajë ambientin, e kjo behët në koordinim të plotë mes Kompanisë së pastrimit, Institucionin Komunal dhe vetëdijesimit të qytetarëve. Për shefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrje Kastriot Hulaj, krijimi i deponive është një mosvetdijësim i qytetarëve për ta ruajtur ambientin, ai tregon se në vazhdimësi në koordinim me Institucionin Komunal, kryetarët e fshatrave dhe akterë të tjerë po mundohemi të eliminojmë deponitë e krijuara duke krijuar edhe hapësira gjelbëruese dhe ambient të pastër. N.P.L “Higjiena” ka larguar mbeturinat në deponinë ilegale te varrezat e fshatit Llukë e Ulët për të vazhduar në ditët ne vijim edhe në fshatrat tjera aty ku janë identifikuar. Hulaj tutje lutë qytetarët që të mos krijoni deponi të egra, mos ndotni hapësirat në afërsi të varrezave apo buzë rrugës, kujdesuni që të kemi ambient të pastër dhe shëndet për të gjithë. Në të kundërtën jemi të obliguar që të aplikojmë gjoba mandatorë për ndotësit e mjedisit. Të punojmë bashkë për një mjedis të pastër, ka thënë Hulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …