Çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi ndodhet në parlamentin e Kosovës, por shanset e miratimit të saj duken të vogla. Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë, ka thënë për Zërin e Amerikës se është në interes të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen dhe të ecë përpara me integrimet e tjera evropiane.
Por nëse ata e refuzojnë, atëhere duhet të jenë të gatshëm të përballen me pasojat. Në këtë intervistë Engel flet edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor si dhe përpjekjet e Rusisë për të penguar integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.