Kongresisti amerikan, Eliot Engel, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të kthejnë vëmendjen kah Kosova dhe Serbia, ashtu siç kanë bërë administratat e mëparshme amerikane. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ai po ashtu thekson se Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se i tillë do të mbetet. Engel, kryetar i Komitetit të Kongresit amerikan për Punë të Jashtme, u bën thirrje të dyja vendeve që t’iu kthehen bisedimeve.
