leoni

Kosova mund humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan, Eliot Engel, kur të largohet nga detyra

Eliot Engel thotë se deklaratat mashtruese të Serbisë për Kosovën po shkaktojnë zemërim në botë

Eliot Engel, anëtar i Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka thënë se pretendimet “mashtruese” të Serbisë për tërheqje të njohjeve për Kosovën, janë krejtësisht të rreme. Në një postim në rrjetin social Engel ka thënë po ashtu se shteti serb duhet të heq dorë nga kjo politikë pasi pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Pretendimet mashtruese të Serbisë se vendet po ua kthejnë shpinën Kosovës, janë mashtruese dhe po shkaktojnë zemërim të madh nëpër botë. Serbia duhet të ndalojë këtë dhe t’i kthehet normalizimit me fqinjin e saj. Pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj janë të përhershme”, ka deklaruar Engel.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …