Për djegien e mandateve, në emër të qeverisë reagoi edhe Elisa Spiropali, e cila tha se Lulzim Basha, i cili do digjte qeverinë paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë”. Në nenin 71 të Kushtetutës përcaktohet se mandati i deputetit mund të mbarojë edhe kur hiqet dorë prej tij, pa pritur mungesën për 6 muaj me radhë. Menjëherë pas këtij veprimi, deputeti, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të deklarojë në mënyrë publike vendimin para Komisionit për Rregulloren dhe Mandatet. Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e pushimit për t’i kaluar mandatin e ndërprerë kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike. Nëse lista e kandidatëve partiakë shterohet, atëherë mandati i ndërprerë i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …