Ministrja e Shtetit e Republikës së Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë Elisa Spiropali i kërkon Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe strukturës së SPAK-ut që do të ngrihet nesër të hetojnë zhvendosjen e Lulzim Bashës te vilat e ‘oligarkëve’. Spiropali përmes një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale i bën thirrje kryetarit të PD-së të deklarojë kontratat, pasi shton se bazuar te lajmet në media, qiraja është “gjethe fiku” për të mbuluar faktin se të dy vilat janë blerë prej tij.
