Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Më 21 janar 2011 nuk pati vdekje aksidentale, po vrasje shtetërore, tani po vërtetohet edhe fakte të reja

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke folur për faktet e reja të zbuluara tani lidhur me krimin e  21  janarit të  vitit 2011 kur  me urdhrin e Gardës e Sali Berishës u vranë katër demonstrues, shumë të tjerë u plagosën e qindra u arrestuan ka deklaruar: Socialistët edhe sot në përvjetorin e  të 21 janarit ngulmojnë se është konsumuar një vrasje shtetërore në bulevard. Në këto 12 vite ajo çfarë nuk ka ndryshuar, është mos-gjetja dhe mosndëshkimi i atyre që dhanë urdhër në përdorimin e armëve kundra protestuesve. E dinë të gjithë që në 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, po vrasje shtetërore. Por publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar. Nuk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes. Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia. Sot edhe më shumë sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë edhe më shumë se sa të gjitha fjalët tona”, tha Elisa Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …