Elisa Spiropali: Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur afër Kosovës, në luftë dhe në paqe, brenda dhe jashtë

Elisa Spiropali: PS meriton një mandat tjetër të tretë dhe Edi Rama meriton të jetë Kryeministër për të vazhduar reformat

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin njëherazi dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali shprehu bindjen se PS meriton një mandat tjetër të tretë dhe Edi Rama meriton të jetë Kryeministër për të vazhduar reformat e rëndësishme, investimet e rëndësishme dhe punën. Kështu deklaroi Spiropali gjatë një interviste televizive ku theksoi se, “opozita i ka dhënë provat që nuk dinë të punojnë as në nivel lokal. Mjafton të shohësh ndryshimet në bashkitë që drejtohen nga ne, në krahasim me punën që bëhet, për të kuptuar se në qeverisjen lokale, ata qytetet nuk i ndërtojnë por i pushtojnë. Ne e kemi patur këtë eksperiencë fatkeqësisht. Bashkitë socialiste rrethoheshin nga jashtë dhe pritej buxheti ndërsa bashkitë bastione të tyre  përdoreshin si mish për top në fushata e tyre elektorale. Nuk investohej qëllimisht dhe liheshin qëllimisht si geto të ndara nga qyteti siç ishte rasti i Kamzës për tu furnizuar për vite me radhë me banorë mbështetës  të një mendësie të vjetër për të bërë politikë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …