Në një kohë kur presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se më datë 2 mars do të lidhë besë me qytetarët dhe prej aty do të nisin procesin e shpartallimit të grushtit të shtetit, ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I. Metën s’ka të sosur!” Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushte.
