Ministrja e shtetit, në Shqipëri, Elisa Spiropali iu ka përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili e quajti vendin, diktaturë. Zonja Spiropali tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk mund të shihen si e ardhmja e Shqipërisë, pasi të gjithë i dinë bëmat që kanë bërë ndër vite. Spiropali e cilësoi Berishën hajn ndërkombëtar të shpallur nga SHBA dhe theksoi se më 12 nëntor, ai do braktiset. Mos keni asnjë dyshim që e njëjta gjë është në thelb. Këta vijnë me kollare dhe kostum por duan të kthejnë orën pas. Kohën e tyre që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur revolucionin. E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve. Ai që doli nga xhepi i atij që ishte president. Përvetësoj revolucionin. Dashka të bëjnë revolucion Haxhiu dhe bashkë me atë Qamilin. Kështu e kanë politikën këta, me të blerë e të shitur. Siç bënë në vitin 2005, bandat, terroristët dhe më pas në qeveri të jap dorën. Kjo është politika e këtyre, tha ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.
