Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka vlerësuar lart luftën antifashiste të popullit shqiptar dhe rreshtimin e Shqipërisë në anën e duhur. Në fjalimin e mbajtur në shënim të 80 vjetorit të çlirimit të Tiranës, ajo theksoi se Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste dhe shtoi se Çlirimi i Tiranës është prelud lavdie i luftës antifashiste shqiptare. Shqipëria evropiane, të cilës i jemi përkushtuar me premtimin se për pak vjet do ta bëjmë pjestare të Bashkimit Evropian, është padyshim, pjesë e këtij testamenti historik me rrënjët në Shqipërinë antifashiste. “80 vitet që kanë kaluar nga dita e largët e 17 nëntorit 1944 kur partizanët krenarë dhe patriotë nacionalistë, vajza dhe djem me besim tek e ardhmja që po lindte nga rrënojat e të vjetrës, larguan nazistët gjermanë nga kryeqyteti ynë. Shqipëria evropiane, të cilës i jemi përkushtuar me premtimin se për pak vjet do ta bëjmë pjesëtare të Bashkimit Evropian, është padyshim, pjesë e këtij testamenti historik me rrënjët në Shqipërinë antifashiste. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Lavdi atyre që e deshën Shqipërinë më shumë se veten dhe gjithçka tjetër” theksoi mes tjerash, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …