Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur lidhur me masat e reja të marra nga qeveria e Albin Kurtit për uljen e numrit të infektuarve nga Covid-19. E quan vendim të kotë mbylljen derisa thekson se po ulet numri i të testuarve për të nxjerr më të ulët numrin e të infektuarve. “Ky vendim është i vonë dhe i kotë. Një vendim në një kohë kur ekonomia është e lënduar dhe gjithë bota po vaksinohet. Ne kemi refuzuar vaksina”, tha Hoxha. “Ka diçka që më bën përshtypje. Ka kaluar një vit dhe ne ende s’dimë se si me ju qasë si shoqëri dhe si politikëbërje”, theksoi ajo. “S’do të rrimë duarkryq. Asnjëherë s’ka qenë më i rëndësishëm roli i opozitës. Mund ta kemi në rrezik edhe demokracie”, theksoi Hoxha. Ajo thotë se Covid-19 është sfidë e madhe. Ajo tregon edhe përvojën e saj me sëmundjen.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …