Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk ka ndonjë plan nacional për tejkalimin e kësaj sfide. “300 jetë të humbura nga COVID 19 e sa të tjerë të hospitalizuar duke luftuar për ta tejkaluar. Mjek/e e infermier/e që nuk ndaluan e pushuan që nga Marsi, të rënduar nga lodhja, presioni, humbja e kolegëve dhe pamundësia t’i trajtojnë e të arrijnë tek të gjithë pacientët… Personalisht ndjejë keqardhje që nuk kemi mundur deri sot të përmblidhemi si shoqëri, si ligjëvënës e si vendimmarrës për një plan kombëtar gjithëpërfshirës për tejkalimin e pandemisë! Test i rëndë për të gjithë si duket. Ngushëllime të gjithëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë sfidë lokale/globale”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …