Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, pas uroi të gjithë mësimdhënësit në ditën e mësuesit, deklaroi se vetëm në dy muajt e fundit rreth 600 mësimdhënës janë larguar nga Kosova. Ajo u shpreh se qeveria aktuale ka injoruar e anashkaluar përfaqësuesit e sektorit të arsimit. Mungesa e vëmendjes së qeverisë është shqetësuese, edhe për faktin se në krye të sektorit të arsimit është një ministre përçarëse. Eliza Hoxha ka konstatuar se asnjë vit shkollor nuk ka filluar mësimi me gëzim dhe normalitet. Greva e sindikalistëve mësimdhënës, injorimi i kërkesave dhe mungesa e dialogut mbetet shqetësim. Vëmendja për arsimin duhet të jetë mobilizim kombëtar, institucional e qytetar, ka saktësuar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …