Eliza Hoxha: PDK ende nuk kanë diskutuar për një koalicion të mundshëm me partitë e tjera politike

Eliza Hoxha: PDK ende nuk kanë diskutuar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me partitë e tjera politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha ka thënë se ende nuk kanë diskutuar për një koalicion të mundshëm me ndonjërën prej partive politike. Madje, ajo tha se PDK-ja e ka për qëllim një përfaqësim të denjë në këto zgjedhje dhe se për këtë cështje vendos Kryesia e partisë. Sipas saj, Kosova ka sistem elektoral që deri tani edhe ashtu si është i ndërtuar nuk ia mundëson një partie politike ta ketë mandatin e vetme dhe nuk duhet të ekzistojë një diskurs i egër si ka ekzistuar deri tani. Ajo i ka quajtur të vobekta qeveritë e kaluar, duke thënë se nuk kishin guxim që të merrnin vendime karshi sfidave ekonomike e pandemike.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …