Eliza Hoxha: PDK-ja kërkon formimin e një komisioni parlamentar për ta hetuar vdekjen e të riut gjilanas

Eliza Hoxha: PDK-ja kërkon formimin e një komisioni parlamentar për ta hetuar vdekjen e të riut gjilanas

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, në një konferencë për medie dedikuar rastit tragjik të ndodhur në Qendrën e Studentëve, ka kërkuar edhe angazhimin e Kuvendit të Kosovës për zbardhjen e rastit.Hoxha ka potencuar se shumë qytetarë të riatdhesuar që do duhej të ishin në karantinën e Qendrës Studentore, janë privilegjuar duke iu lejuar që ta shmangin karantinën ose që të largoheshin para kohe prej saj.Po ashtu, deputetja Hoxha ka vlerësuar se përveç funksionit legjislativ, është edhe ai i mbikëqyrjes së Qeverisë dhe i kërkimit të llogarisë dhe vënies para përgjegjësisë për të gjitha veprimet e ndërmarra prej saj, duke kërkuar komision të posaçëm hetimor për rastin tragjik.Ajo ka bërë të ditur se PDK-ja ka propozuar krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e këtij rasti. “Nga ana tjetër shumë qytetarë fatkeq e të pafuqishëm, sikurse Agon Musliu, që nuk kishin lidhje politike, autoritet apo pushtet, u detyruan të qëndrojnë medoemos në karantinë. Duke pasur parasysh rëndesën dhe seriozitetin e ngjarjes dramatike të ndodhur si dhe përgjegjësitë e mëdha të institucioneve shtetërore që kufizuan lirinë e tij dhe duhej të kujdeseshin për të, Partia Demokratike e Kosovës, propozon krijimin e një komisioni hetimor parlamentar të posaçëm”, ka thënë ndër të tjerash Hoxha,

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …