leoni

Elkos Group-Etc, Devolli Corporation, Devolli Group dhe Express-store, fillojnë kontingjentet e para mbështetëse për familjet skamnore në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës

Në këtë gjendje nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në një kohë kur pandemia globale Covid 19, ka marrë përmasa të shtrirjes edhe në Kosovë, Elkos Group-Etc, Devolli Corporation, Devolli Group dhe Express-store bashkojnë forcat, në mbështetje të familjeve skamnore dhe institucioneve vitale të shtetit. Në këtë donacion bëjnë pjesë artikujt themelorë strategjik, nga të cilat për qytetarët e Komunës së Junikut ndahen 200 thasë miell, 400 litra qumësht, 400 litra lëngje. Për institucionet vitale të vijës së parë, ato shëndetësore, objekteve të karantimit dhe masave vetizoluese, ndahen: 1 mijë dyshek, 5 mijë jastëk dhe 100 mijë maska mbrojtëse në tërë Kosovën. Forma e ndarjes fillon sot nga ora 16:15min në komunat respektive nëpër hapësirat e jashtme të objekteve e ETC-së, ku për një person (kryefamiljarë) = 1 thes miell, 2 litra qumësht dhe 2 litra lëngje. Gjatë shpërndarjes do të jenë prezent Shtabi Emergjent Komunal dhe përfaqësues nga Stacioni Policor i Komunës së Junikut, me qëllim të mbarëvajtjes së procesit dhe moskeqpërdorimin e donacioneve si dhe mbajtjen e rendit (distancës) sipas masave të nxjerra nga institucionet tona. Komuna e Junikut falënderon unionin e kompanive që po ndihmojnë qytetarët e Komunës së Junikut në këtë situatë pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …