Elkos Group (ETC) dhe Devolli Group, 100 pako ushqimore ndihmë familjeve me nevojë

Situata e krijuar si pasojë e virusit Covid-19, sikur në tërë vendin edhe në Komunën e Hanit të Elezit ka ndikuar në furnizimin me gjëra ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte jo të mira socio-ekonomike dhe rrjedhimisht e kanë më të vështirë të sigurojnë rezerva ushqimore. Kompanitë më të mëdha afariste nga Peja, Elkos Group dhe Devolli Group iu dolën në ndihmë me pako ushqimore, ndihmë për qytetarët në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e virusit Covid-19. Një gjë të tillë ata e ka bërë duke sjellë nga një pako ushqimore për 100 familje në nevojë me përmbajtje 1 thes miell nga 25 Kg, 2 l qumësht “Vita” dhe 2 l lëngje “Tango”. Kompania Elkos Group dhe Devolli Group këto ndihma ia kanë dorëzuar Shtabit Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19, ndërsa në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit ata u falënderuan nga Kryetari i Komunës Rufki Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …