Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, udhëheqës i Departamenitit të Diasporës, krahas takimeve për formimin e nëndegëve të PDK-së në diasporë, po takohet në Zvicër edhe me ndërmarrës shqiptarë të suksesshëm. Ai ka shkruar me këtë rast se ndërmarrësit shqiptarë në diasporë kanë fituar dijen, përvojën e kapitalin për të zhvilkuar vendlindjen. Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër po takoj dhe bashkëbisedoj me shumë ndërmarrës të suksesshëm të diasporës të cilët me ofrimin e kushteve, janë potenciali më i madh i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ata kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në shtetin mik të Zvicrës dhe sot kanë përvojën, dijen dhe kapitalin për investime në vendlindje”, ka thënë Reçica.
