Elmi Reçica: Në Suedi do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK- së

Elmi Reçica: Në Suedi do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK- së

Deputeti dhe Udhëheqësi i Departamentit për Diasporë i PDK-së Elmi Reçica, ka informuar anëtarët e këtij departamenti me qëndrimin e tij në Zvicër. Ai  ka deklaruar se “Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar. Me kreativitetin, punën, përkushtimin dhe konsistencën e tyre, ata kanë treguar suksese dhe janë integruar në jetën akademike e studimore, por edhe në fusha tjera si ndërmarrësi, gastronomi, ndërtimtari, sport, kulturë e art”.“Departamenti për Diasporë duke parë interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilën jetojnë e punojnë ndershëm në Zvicër, pas mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve, mori vendim që të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike në Zvicër. Po ashtu u mor vendim që edhe në Suedi të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK- së në këtë shtet”, ka saktësuar, Elmi  Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …