Pas disa javësh aktivitetesh që ka zhvilluar deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në diasporë, kan nisur mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të saj në Zvicër. Dhjetëra qytetarë të Kantonit të Luzernit me rrethinë morën pjesë të shtunën në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Luzern ku me shumicë votash, kryetar u zgjodh Adhurim Krasniqi, ndërsa kjo nëndegë i zgjodhi edhe 13 anëtarë të kryesisë. Në punimet e këtij kuvendi zgjedhor, mori pjesë edhe deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në PDK. Ai tha se ndihet shumë falënderues ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë në diasporë që po e mirëpresin dhe mbështesin fuqishëm rikthimin e aktiviteteve të Partisë Demokratike në diasporë. Reçica ka shkruar në faqen e tij, se PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës. (TCH)
