Pas takimit me kryesuesin e UNMIK-ut, Zahir Tanin kryetari i Komisionit për Punë të jashtme, Elmi Reçica tha se ky komision merret drejtpërdrejt me politikat e jashtme, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen. “UNMIK-u e ka rolin në bazë të Rezolutës 1244 dhe i përgjigjet drejtpërdrejt sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Në kuadër të kësaj besoj që ne si komision parlamentar meqë e kemi obligim të merremi dhe të angazhohemi me politikat e jashtme, po ashtu në kuadër të kompetencave dhe të mandatit tonë”, ka thënë Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …