Deputeti i PDK-së si dhe anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Elmi Reçica ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti, duke pohuar se po tenton ta kap Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Reçica përmes një postimi në rrjetin social ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me siç shkruan ai goditjen që pritet t’i bëhet parlamentarizmit, demokracisë e pavarësisë së agjencioneve të pavarura. Një proces i tillë kundërligjor i përzgjedhjes së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sipas tij, tashmë i komprometuar nga brenda dhe i sfiduar nga organizatat e shoqërisë civile, për Partinë Demokratike të Kosovës është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me vlerat kushtetuese dhe dispozitat ligjore për objektivitetin dhe paanshmërinë e agjencioneve të pavarura. Sipas ligjit, Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur. Përzgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, nga partia në pushtet, sipas tij, këtë agjencion e shndërron në institucion partiak duke qenë se partia në pushtet është duke e dërguar njeriun e saj në këtë pozicion.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …